-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Laporta i bën të ëndërrojnë tifozët e Barcelonës

- Advertisement -

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka paralajmëruar se Lionel Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”.

Ylli argjentinas e bëri një largim emocionues nga gjiganti katalunas verën e kaluar pasi Barcelona s’ishte në gjendje t’ia vazhdonte kontratën.

35 vjeçari kishte nënshkruar me Paris Saint-Germainin për dy vjet, pra atij i ka mbetur edhe një vit kontratë.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte larguar me lot në sy nga klubi i tij  izemrës pasi i skadoi kontrata.

Mirëpo, duket se kjo nuk ishte një lamtumirë, por një mirupafshim.

Kreu i klubit në fakt është duke u përgatitur për një ëndërr që mund të bëhet realitet.

“Unë nuk besoj se apoka e Messit në Barcelonë ka marrë fund. Besoj se përgjegjësi e jona është që ta bëjmë të qartë se ky rrugëtim është ende i hapur, ai nuk është mbyllur. Mendoj se ai mund ta ketë një përfundim më të shkëlqyeshëm se që e kishte. Nëse më pyesni nëse i detyrohem atij dhe nëse ndihem borxhli ndaj tij, përgjigja është ‘po’”, ka thënë Laporta në një intervistë për “ESPN”.

“Moralisht, si president i Barcelonës, mendoj se e kam bërë atë që nevojitej ta bëja. Por, përsëri si president i Barcelonës dhe personalisht, mendoj se i detyrohem atij”, përfundoi kreu i klubit katalunas.

Barça ishte mjaft aktive në këtë afat kalimtar, por tifozët duhet ta presin vetëm verën tjetër për ta parë sërish, me gjasë, Messin duke luajtur në Barcelonë.

Këtë e ka kërkuar edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili beson se me Leon ekipi i tij do të ngritet dhe do ta ketë një dimension tjetër. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit