24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë” – Përdorimi i tyre shkaktar kryesor i vrasjeve në Kosovë

- Advertisement -

“Përdorimi i paligjshëm i armëve, janë shkaktarët kryesorë të vrasjeve në Kosovë”, kështu u tha sot në lansimin e fushatës ndërgjegjësuese nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.

Aty u tha se kjo dukuri është në rënie, por që prapë mbetet kërcënim për rendin dhe sigurinë publike dhe u përsërit se e shtëna me armë zjarri në ahengje dhe festime është vepër penale dhe është e ndëshkueshme me ligj.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, tha se Policia e Kosovës konfiskon përafërsisht 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme për çdo vit. Gushani ka deklaruar se misioni i tyre mbetet avancimi i nivelit të sigurisë në vend. Sipas tij, statistikat tregojnë që armët pa leje janë shkaktarë të vrasjeve.

“Statistikat tregojnë që armët pa leje që janë në përdorim të paligjshëm nga qytetarët janë shkaktarë e pjesës dërmuese të vrasjeve. Edhe pse zotërimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe armeve të ftohta është në rënie çdo vit kjo dukuri ende mbete kërcënim për rendin dhe sigurinë publike në Kosovë por edhe shqetësim për institucionet e sigurisë. Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon përafërsisht 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme për çdo vit. Konfiskimi i armëve të vogla dhe të lehta po vazhdon por edhe municionet e kalibrave të ndryshëm. Sot MPB po bënë hapjen zyrtare të kampanjës vetëdijesuese ‘Festo me Zemre jo me armë’. Le të kujtohet festa e jo vrasja apo lëndimi. Lidhur me parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit, duhet bashkëpunim reciprok në mes të qytetarëve dhe organeve të zbatimit të ligjit për parandalimin e gjuajtjeve me armë dhe në përgjithësi krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e republikës”, tha ai.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Annemarie Douwes, ka thënë se BE në Kosovë mbetet e përkushtuar për mbështetjen e këtyre fushatave që kanë për qëllim për promovimin e ndërgjegjësimit.

“Është më rëndësi shumë të madhe derisa PK po punon në mënyrë të palodhur për luftimin e këtyre sfidave ne nuk mund të varemi vetëm në organet ligj zbatuese prandaj është me rendësi shumë të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për këtë dukuri negative, për të shtënat festive dhe të mësojmë duke përfshirë edhe fëmijët për rreziqet e përdorimit të pa sigurt përdorimin e armeve të zjarrit dhe  ndikimet potenciale që mund të kenë ato në familjet. BE në Kosovë mbetet e përkushtuar për mbështetjen dhe brengen që kanë për qëllim për promovimin e fushatave të ndërgjegjësimit si dhe veprimeve parandaluese për zvogëlimin e ndikimit negativ të shtënave festive”, tha ajo.

Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi, ka deklaruar se brenda vitit arrijnë të konfiskojnë mbi 1500 armë ilegale e mbi 20 mijë municione të ndryshëm. Ai tha se vitin e kaluar është vërejtur një rënie e lehtë e përdorimit të armëve ilegale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit