6 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

Lansohet ankandi i Erës, Kurti: Ekonomia e Kosovës po rritet

- Advertisement -

Lansohet ankandi i Erës, Kurti: Ekonomia e Kosovës po rritet

Ministria e Ekonomisë ka lansuar Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se ekonomia e Kosovës po rritet, teksa theksoi rëndësinë e investimeve në kapacitete të reja të energjisë.

“Këtë vit të suksesshëm për sektorin e energjisë po e mbyllim edhe me një sukses, hapjen e ankandit të parë të erës. Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon, me rritjen e bruto produktit në 6.36%. Sot kemi dyfishim të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte. Kjo rritje reflektohet edhe në rritjen e konsumit të energjisë nga bizneset. E pa dyshim që rritja ekonomike duhet të përcillet me rritje të kapaciteteve energjetike. Dy vite më parë, agresioni i Rusisë në Ukrainë kishte shkaktuar një krizë energjetike. Kësisoj e kuptuam se varësia nga importi i energjisë është i rrezikshëm jo vetëm për ekonominë por edhe sigurinë kombëtare”, tha kryeministri.

Tutje i pari i ekzekutivit vijoi se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ua ka bërë me dije rëndësinë për fuqizimin energjetik.

“Sulmi ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër Lepencit na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik. Andaj shumëfishimi i burimeve të energjisë, nuk është zgjidhje vetëm për sektorin e energjisë por edhe për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës”, shtoi ai.

Ndërsa, për ndikimin e këtij ankandi në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë foli ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Pas realizimit të këtij projekti, ministrja tha se kostoja e shpenzimit të energjisë do të jetë më e ulët për qytetarët.

“Është jashtëzakonisht i rëndësishëm ky projekt. Pas zhvillimit të ankandit të parë solar, po kalojmë në hapin e radhës më kompleks. Pasi ta realizojmë këtë, çdo gjë tjetër që vije më pas është më e lehtë. Ky projekt është i rëndësishëm për gjenerimin dhe ekonominë tonë. Kosova qëndron krahas shteteve të zhvilluara, qytetarët e të cilave po përfitojnë nga ulja e kostos së energjisë së erës”, theksoi Rizvanolli.

Ndërsa zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad foli për mbështetjen që do t’i ofrohet Kosovës në gjenerimin e energjisë së pastër.

“Kosova është duke lansuar ankandin e parë të erës dhe ky është një hap i madh për të krijuar një të ardhme miqësore. 100MË është një sasi domethënëse e prodhimit të energjisë së pastër dhe tregon se Kosova është e gatshme të kalojë nga prodhimi i energjisë së ndotur në të pastër. Qëllimi i Kosovës është të arrij 35% të energjisë së pastër deri në vitin 2031. Kosova është pjesë e partneritetit rajonal dhe ky partneritet ka njoftuar se do të ofroj 1 miliard euro për infrastrukturën energjetike në Kosovë,” shtoi ai./rtklive.com

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit