Të martën është lansuar programi mes MCC’së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ai ka falënderuar ekipet e Amerikës dhe Kosovës për këtë, derisa ka shtuar se është një detyrë e madhe para tyre.
“Falënderoj gjithë ato ekipe të mëdha nga SHBA dhe Kosova për gjithë këto arritje. Tani jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë. Kemi një detyrë të madhe para nesh dhe, siç e thash para 70 orëve, ka filluar koha, atëherë i keni 4 vite e 360 ditë, pastaj të festojmë”, tha ai.
Hovenier ka thënë se me investimet në kompakt synohet zgjerimi i investimeve private.
“Me investimet në kompakt synojmë të zgjerojmë investimet private që është kryesore për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai.