-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kuvendi hap dyert për homazhe, nderime për ish-deputetin që ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare

- Advertisement -

Familjarët dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta mesditën e djeshme, si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet për Bogdanin do të mbahen në sallën e seancave plenare në Kuvend, i cili do të hapë dyert në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike.

Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ishte familja e Bogdanit, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani, ata që lajmëruan se ceremonia e lamtumirës për politikanin do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

“Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte, ndërsa të gjitha aktivitetet politike do të pezullohennë të gjithë vendin.

Lajme të tjera |  Ndryshime në qeveri, kë shkarkoi dhe kë emëroi kryeministri Rama (EMRAT)

“Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD.

Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

Edhe pse u nda parakohe nga jeta, Gerti Bogdani arriti që të linte gjurmë në politikën shqiptare, veçanërisht për modelin e të riut eskelent, që zgjodhi të angazhohej dhe të jepte kontributin e tij në vendlindje, pas shkollimit jashtë vendit.

Bogdani ishte studenti ekselent, i cili braktisi Shtetet e Bashkuar të Amerikës për tu rikthyer në vitin 2005 në Shqipëri ku hodhi hapat e para të karrierës së tij politike pranë Partisë Demokratike.

Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit.

Lajme të tjera |  Gara për drejtorin e Policisë, Karamuço: Do të jetë një emër surprizë që nuk na shkon në mendje

Ai veshi për herë të parë xhaketën e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013.

Paralelisht me mandatin e ligjvënësit ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike si dhe mbajti postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të PD-së, detyre nga e cila hoqi dorë në vitin 2019 pasi politika nuk ishte me ne planet e tij.

Gara e fundit elektorale për Gerti Bogdanin ishin primaret e Sali Berishës ku kërkoi te ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës, por në sfidën e zhvilluar në 2022 në Partine Demokratike ai nuk fitoi dot.

Baba i dy vajzave dhe bashkëshort i aktivistet Edlira Çepani, Gerti Bogdani vitet e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, për sfida të reja, të cilat u ndërprenë në mes për shkak se zemra e tij pushoi së rrahuri para kohe për nga një arrest kardiak.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit