Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bajram Çerkinit, një prej zërave më të fuqishëm për të pagjeturit dhe një simbol i qëndresës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka vlerësuar kontributin e Çerkinit në çështjen e të pagjeturve dhe ka shprehur solidaritet me familjen dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
“Lamtumirë, Bacë Bajram! Një zë i pashuar për të pagjeturit, një simbol i qëndresës. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën!” – ka shkruar Hoxhaj.
Bajram Çerkini ka qenë një nga aktivistët më të zëshëm në kërkimin e drejtësisë për të pagjeturit e luftës në Kosovë, duke mos reshtur kurrë së kërkuari të vërtetën dhe përgjegjësinë për fatin e tyre.