Frank Lampard anashkaloi ish-bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Anglisë, Paul Scholes dhe Steven Gerrard kur përmendi shokët më të mirë me të cilët luajti gjatë karrierës së tij.
Lampard do të hyjë në histori si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij, pasi ka gëzuar një karrierë prej ylli në futbollin anglez.
Pasi luajti për West Ham United sa ishte i ri, Lampard bëri debutimin e tij në ekipin e parë të Çekanëve në 1995 përpara se të bashkohej me Chelsea në 2001.
Gjatë kohës së tij në Stamford Bridge, Lampard u zhvillua në një lojtar të klasit botëror, duke shënuar 211 gola në 648 ndeshje dhe duke ngritur trofe të shumtë duke përfshirë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Më pas mesfushori iu bashkua Manchester Cityt dhe New York City FC përpara se t’i jepte fund karrierës së tij të shkëlqyer në vitin 2016.
Në skenën ndërkombëtare, Lampard luajti 106 herë me Anglinë, duke shënuar 29 gola dhe duke luajtur me një mori lojtarësh të klasit botëror duke përfshirë Scholes, Gerrard, Wayne Rooney, John Terry dhe Didier Drogba.
Megjithatë, ai shpërfilli rivalët e mesfushës, Scholes dhe Gerrard kur emëroi pesë shokët e tij më të mirë.
Gjatë një interviste me Planet Football, Lampard zgjodhi Terryn, Drogba, Eden Hazard, Gianfranco Zola dhe Sergio Aguero si pesë bashkëlojtarët e tij më të mirë.
“Para së gjithash ata janë futbollistë të mëdhenj, por janë edhe fitues dhe kjo është ajo që i dallon nga shumica e lojtarëve. Në ndeshjet e mëdha, këta njerëz bënin dallimin”, ka thënë fillimisht Lampard për Terryn dhe Drogban.
46-vjeçari më pas e ktheu vëmendjen te Hazard, duke thënë: “Nuk ka kufi se sa larg mund të shkojë. Hazard është lojtari më i talentuar me të cilin kam luajtur dhe në ditën e tij ai është i pandalshëm. Ai ka thënë se dëshiron të jetë atje lart me lojtarët më të mirë në botë dhe ai ka talentin për ta bërë këtë, ai vetëm duhet të shtojë qëndrueshmërinë dhe golat e një Messi ose një Ronaldo që të merren parasysh në atë klasë”.
“Ai [Zola] do të thotë shumë për tifozët e Chelseat. Nga të gjithë lojtarët e huaj që erdhën në klub në fillimin e epokës së re nëse dëshironi, Zola është ai që tifozët e donin më shumë se çdo tjetër. Ai ishte fantastik brenda dhe jashtë fushës. Një djalë i madh dhe një futbollist fantastik”.
Së fundmi, Lampard preku Agueron; Dyshja ndanë dhomën e zhveshjes gjatë lëvizjes së anglezit te Manchester City në vitin 2014.
“Unë nuk qëndrova në Man City për një kohë të gjatë, por menjëherë mund të shihni se ky djalë ishte i klasit botëror. Golat që shënonte në fushën e stërvitjes çdo ditë ishin të frikshëm dhe ai e çoi atë në fushë. Ju duhet vetëm të shikoni rekordin e tij që kur ai erdhi në City për të vlerësuar se çfarë klasi është ai dhe ishte i mrekullueshëm për të luajtur me të”, përfundoi anglezi.