Home Lajme Lama thotë publikimi i përgjimeve është demaskim total i propagandës së Vetëvendosjes

Lama thotë publikimi i përgjimeve është demaskim total i propagandës së Vetëvendosjes

0
Lama thotë publikimi i përgjimeve është demaskim total i propagandës së Vetëvendosjes

Dje dhe sot mediat në vend kanë publikuar përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin e Listës Serbe, e ku implikohet edhe një bisedë e saj me Milan Radojçiqin, i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës si dhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto përgjime, ish-deputetja dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Iltali, Alma Lama i ka vlerësuar si demaskim total të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Lamës, më shqetësuese është bashkëpunimi i Vetëvendosjes me një person i cili është në listën e zezë të ShBA-së, shkruan teve1.info.

“Është një demaskim total i gjithë propagandës së Vetëvendosjes dhe i gjithë akuzave që u kanë bërë partive të tjera kinse bashkëpunojnë me Listën Serbe. Jo vetëm për faktin që Vetëvendosje po bashkëpunon me ta, më dramatikja dhe problematikja është që bashkëpunohet dhe komunikohet me një person i cili është në listën e zezë të ShBA-së. Ky është implikim shumë i rëndë për Lëvizjen Vetëvendosje.  Ata kanë ardhur në pushtet duke folur terr e zi për të tjerët, duke i akuzuar, në mënyrë që të krijonin perceptim të gabuar te votuesit”, deklaroi Lama në emisionin “Ditari”.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin “Brezovica”.

Exit mobile version