Analistja Alma Lama, duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit/es së re, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti duhet t’i ofrojë opozitës kompromis.
“Zoti Kurti t’i ofrojë opozitës kompromis për të zgjedhur një emër të cilin ata e pranojnë, por këtu sigurisht që do të varet edhe nga qëndrimi i opozitës nëse duan të shkojnë në zgjedhje apo pretendojnë për të ndryshuar këtë rezultat të fuqishëm që mori Kurti në këto zgjedhje”, ka thënë Lama në emisionin “Click” të RTV21.






