Analistja politike, Alma Lama, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po përdor kohën për të shmangur vendime të rëndësishme.
“Albini po blen kohë edhe sa i përket dialogut dhe proceseve, sepse nuk është i gatshëm. Ai voton qeverinë marrëveshje pa asgjë dhe miraton buxhetin, edhe pse blen kohë”, në Click të RTV21.
Lama ka theksuar se kjo sjellje e kryeministrit rrezikon stabilitetin politik dhe vonon arritjen e marrëveshjeve të nevojshme në vend.






