Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar edhe befasitë.
Minnesota Timberwolves mundi Los Angeles Lakers 109:80 në Target Center, duke marrë fitoren e dytë radhazi dhe duke iu afruar pozitave të ‘Play-Off’.
Vendasit ishin më të mirë që në fillim të ndeshjes, derisa pas dy çerekëve të parë krijuan epërsi prej 12 pikëve, 56:44.
Lakers nuk ishin në ditën e tyre më të mirë për shkak edhe të mungesave të shumta dhe në fund pësuan humbje me 29 pikë epërsi.
Më i miri te Minesota ishte Randle me 18 pikë, ndërsa Gobert pati një performancë fantastike prej 17 pikësh dhe 12 kërcimesh.
D’Angelo Russell ishte më efikasi për Lakers me 20 pikë, ndërsa Davies shënoi 12 pikë dhe 11 kërcime.
Lakers janë në vendin e tetë në renditjen e Konferencës Perëndimore me 12 fitore dhe nëntë humbje, ndërsa Minesota është në pozitën e 11-të me rekord 10-10.