12.4 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

LAJMI I FUNDIT: Siria njeh Kosovën!

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se Republika e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Në një njoftim, Osmani ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

“Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë,” ka deklaruar Osmani.

Ajo ka shtuar se kjo njohje është “jo vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”.

Me këtë hap, numri i shteteve që e njohin Kosovën arrin në 120, ndërsa Osmani e ka cilësuar momentin si “akt historik për shtetin dhe popullin e Kosovës”. 🇽🇰

Postimi i plotë:

Siria njeh Kosovën! 🇽🇰🇸🇾

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.

Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. 🇽🇰🇸🇦

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!

Të ngjashme

Të fundit