11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Lajmi i fundit: Rrëzohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE

- Advertisement -

Është rrëzuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër. Votimi është bërë nga ambasadorët e vendeve të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Kosova dorëzoi pak javë më parë aplikimin për t’u bërë anëtare e KiE-së, por duket se vendet kryesore i kanë dalë kundër, pasi presin zhvillime ne lidhje me bisedimet me Serbinë.

“Nëse do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, Qeveria do të votojë kundër”, kishte deklaruar shefi i diplomacisë hungareze, Péter Szijjártó.

Më poshtë mund ta gjeni agjendën e përcaktuar nga KiE ku nuk figuron askund diskutimi për Kosovën:

Më herët Ministri i Jashtëm i Hungarisë ishte shprehur se pranimi, sipas tij, i parakohshëm i Kosovës në entitete të ndryshme evropiane mund të jetë një rrezik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit