0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

LAJMI I FUNDIT: Nuk kalon në Kuvend TRUST-I!

- Advertisement -

Pas një debati të gjatë nga pozita dhe opozita, kalimi i Trustit nuk i ka marrë votat e mjaftueshme, raporton Scanner.

Pika për tërheqjen e 30 për qind të Trustit ka ngjallur debat mes pushtetit dhe opozitës. Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar opozitën se në një gjendje të tillë Kosovën e kanë sjellë vetë partitë opozita.

Propozuesi i kësaj iniciative ligjore, Bekim Haxhiu, ka thënë se në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës kanë proceduar këtë nismë ligjore në Kuvend më 9 mars.

Sipas tij, kjo iniciativë ka ardhur për shkak të gjendjes ekonomike në të cilën po kalojnë qytetarët, në këtë situatë me krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Për tërheqjen e Trustit, kanë votuar 44 deputetë, 57 kundër dhe një ka abstenuar. /Scanner/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit