22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

LAJMI I FUNDIT – Nis takimi i presidentes Osmani me subjektet politike, Kurti e çon Albulena Haxhiun

- Advertisement -

Ka nisur takimi i ftuar nga Presidentja Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Takimi konsultativ, i cili ka filluar nga ora 14:00 po mbahet në sallën C301 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe nga partitë e tjera që po përfaqësohen nga liderët e tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar Albulena Haxhiun.

Pas përfundimit të takimit pritet të lëshohet komunikatë për media me detaje mbi diskutimet dhe vendimet eventuale

Të ngjashme

Të fundit