7.9 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

LAJMI I FUNDIT: Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

- Advertisement -

Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një deklarate publike, ai tha se këtë vendim e merr “me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë”, shkruan Scanner.

“Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”, u shpreh Hamza, duke theksuar rolin historik të PDK-së “nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi”.

Ai shprehu mirënjohje për themeluesit e partisë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, “të cilët uroi të jenë së shpejti mes nesh”, si dhe falënderoi ish-kryetarët Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi “për udhëheqjen me dinjitet në kohë sfidash”.

“Është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane”, tha Hamza, duke shtuar se partia është “familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve.”

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së,

Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së.

Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.

Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.

Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash.

Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane.

PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve.

Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen!

Të ngjashme

Të fundit