Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka reaguar me tone të ashpra pas përhapjes së lajmeve që e vendosnin në qendër të një romance të supozuar me biznesmenin Endri Topalli.
Thashethemet u shpërndanë me të madhe në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta dhe duke e vënë ish-konkurrenten në qendër të vëmendjes.
Përballë kësaj situate, Egli vendosi të mos qëndrojë më në heshtje dhe të japë një qëndrim publik.
Foto: Instagram
Ajo reagoi nëpërmjet Instagramit, aty ku zakonisht komunikon me ndjekësit e saj.
Në postimin e shkurtër, por tepër domethënës, Egli zgjodhi vetëm dy fjalë për të shprehur qëndrimin e saj ndaj lajmeve të qarkulluara.
“Shihemi në gjyq”, ka shkruar ajo.
Ky reagim u interpretua si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për ata që kanë publikuar apo shpërndarë informacione që ajo i konsideron të pavërteta.







