10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Lajmërohet sërish Peci për grurin: Kur s’ka hajni, Zoti dërgon begati

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është lajmëruar sërish për çështjen e grurit – shifrat e të cilat u kontestuan për nga rekordësia siç pretendoi dje – për çka tha se “kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë”.

“Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin! Do punue koka, me prodhue toka! Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!”, ka shkruar Peci.

Postimi i plotë:

📈Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.

🌾Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë.

️150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë.

🌾67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori.

🚜Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë.

🌾E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar!

📈Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë.

🇽🇰Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë.

🍀Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin!

😉 Do punue koka, me prodhue toka!

🤷 Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit