14.3 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Lajmërohet Ramiz Lladrovci: Po i presim rezultatet

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar qytetarët për procesin e sotëm zgjedhor.

Postimi i tij në Facebook erdhi me t’u mbyllur vendvotimet në ora 19:00.

“Qytetarë të dashur, përgëzime! Përgëzoj qytetarët e komunës së Drenasit për procesin zgjedhor”, ka shkruar Lladrovci.

“Falënderoj qytetarët të cilët iu përgjigjen detyrimit qytetar dhe morën pjesë në zgjedhje. Ftoj vëzhguesit dhe komisionerët të jenë në krye të detyrës deri në fund të procesit zgjedhor”.

“Procesi zgjedhor ka ecur me dinamikë pozitive, kishte ndonjë vërejtje dhe pres që organet përgjegjëse t’i trajtojnë sipas ligjit”.

“Jemi në pritje të rezultateve zyrtare. Përgëzime dhe suksese. Faleminderit!

Të ngjashme

Të fundit