8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lajmërohet Martini i 600 mijë eurove: UÇK nuk ishte rebelim i katundarëve, ishte sublimja nacionale

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Martin Berishaj, emri i të cilit u përfshi në një skandal pak muaj më parë nga mediat sllovene, ka bërë një reagim sot.

Por ai sot nuk ka folur për aferën 600 mijë euroshe për të cilën u përfol, por për UÇK-në, duke iu bashkuar debatit të gjerë që nxitet nga mbajtja e krerëve të UÇK-së që mbahen të paraburgosur në Hagë dhe kërkesat e veteranëve.

Ai ka thënë se UÇK nuk ishte rebelim katundarësh, por ishte sublimja e nacionales

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte institucioni i parë në Kosovë që nuk pranoi paralelizëm institucional me Serbinë në Kosovë. Çdo kush që mendon ta denigrojë gjakun, vuajtjet dhe krenarinë, gabon shumë rëndë. Ajo ishte një e papërsëritshme që nuk pranon monopolozim. Ishte dhe mbetet sublimja e nacionales shqiptare për të mishëruar ëndrrat e shumë gjeneratave dhe mbi të gjitha, ajo assesi nuk ishte rrebelim i katundarëve!”, ka shkruar ambasadori në llogarinë e tij në Facebook.

Mediumi slloven “Planet TV” kishte raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e kishte cilësuar si skandalin më të madh financiar.

Sipas mediumit, ai ishte nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme. Berishaj, supozohet t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ky i fundit duhet t’i investojë këto para në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

Ushtria Çlirimtare e Kosoves ishte institucioni i parë në Kosovë që nuk pranoi paralelizëm institucional me Serbinë në…

Posted by Martin Berishaj on Thursday, July 21, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit