Bedri Dobra, zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje, i cili shot u shoqërua në polici pas dyshimeve të hetuara nga prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka dalë me një reagim publik – për çka tha se sot iu bë një padrejtësië e madhe dhe se lajmi i botuar në “Koha.net” për 66 mijë eurot e paguara për të hequr mobilje që nuk ekzistonin në një objekt.
Postimi i Dobrës:
Sot ka ndodhur një padrejtësi e madhe. Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, por ajo që di me siguri është se storja që është transmetuar në televizion është e pavërtetë.
Falënderoj institucionet, të cilat gjatë marrjes së intervistës kanë qenë shumë korrekte me mua dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin. Megjithatë, ky sulm ndaj meje dhe familjes sime nuk mund të kalojë pa përgjigje. Do të ndjekim rrugët ligjore për të adresuar këtë situatë, si për shqetësimin në familje, ashtu edhe për dëmtimin e imazhit tim personal, për të cilin kam punuar me vite të tëra.
Pres nga të gjitha mediat dhe portalet që të kërkojnë falje dhe të paraqesin të vërtetën ashtu siç është. Falënderoj të gjithë miqtë dhe shokët për mbështetjen dhe shqetësimin e tyre.
Ministria tashmë e ka demantuar lajmin e pavërtetë me fakte në faqen e saj zyrtare. Unë mbetem gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim.