Të dielën, ishte paralajmëruar një protestë nga fshati Muçivërc, për të kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu. Por siç kanë njoftuar organizatorët, protesta është anuluar pasi nuk kanë marrë leje nga policia.
Avokati Arianit Koci ka thënë se kjo protestë nuk është bërë në koordinim me të dhe as anulimi i saj.
“Kjo nuk është bërë në koordinim me mua. Unë diçka një informatë e kam pas, por nuk kam pas informatë të saktë, as kur mbahet dhe nuk e kam informatën as pse është anuluar”, ka thënë Koci.
Ndërsa ka thënë se ai po merret me mbrojtjen e Spahiut, i cili shpreson që së shpejti do të kthehet në Kosovë.
“ Ankesa do të ushtrohet dhe presim rezultatet e ankesës. Unë po merrem me përgatitjen e mbrojtjes. Jam duke e përgatitë mbrojtjen, jam duke i përgatitur provat. Fokusi im, pjesa e punës sime është ajo dhe shpresoj që sa më shpejtë Arbnori të vjen në Kosovë”, tha Koci.
Ndryshe, Arbnor Spahiu u arrestua nga autoritetet serbe dhe u dërgua në Suboticë në paraburgim nëpër një muaj nën akuzën se ka qenë pjesë e njësitit policor gjatë sulmit në Banjskë.