Këtë të premte kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka organizuar një udhëtim në Brezovicë me të rinjtë, kryesisht të Komunës së Malishevës.Në këtë udhëtim Dervishaj është shprehur se aty do të diskutohet për ide, për mundësi dhe vizione të reja për të ardhmen e Kosovës.
Ai ftoi të gjithë t’i bashkohen këtij udhëtimi, pasi do të jetë një aventurë e jashtëzakonshme.
Postimi i plotë:
Të premten, na pret një aventurë e jashtëzakonshme me të rinjtë e Malishevës në Brezovicë.
Do të ndajmë ide, do krijojmë mundësi dhe vizione të reja për të ardhmen.
Bashkohuni me ne, sepse ky udhëtim do e transformojë të ardhmen tuaj.