Juventus ka marrë një shtysë të madhe, me dy lojtarë kyç si Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini.
Dybala dhe Chiellini janë stërvitur sot me pjesën tjetër të grupit, me tempo normale, dhe pritet të jenë të gatshëm për Champions League.
Dyshja mund të jenë ndihmë e madhe për Massimiliano Allegri në ndeshjen kundër Villarreal, të cilën Juventus e zhvillon nesër.
Sulmuesi dhe qendërmbrojtësi janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit, pak ditë pasi u rikuperuan nga një lëndim muskulor.
Në anën tjetër, Leonardo Bonucci dhe Denis Zakaria janë akoma jashtë fushave dhe nuk do të jenë gati për nesër.