Ish ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuci nuk është arrestuar nga Specialja siç u raportua në disa media.
Burime të Kanal10 thonë se ish ministri momentalisht gjendet në shtëpinë e tij, raporton Gazeta10.
Rikujojmë, se gjatë mëngjesit të sotëm, Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, Ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun.