11.9 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Behrami për zgjedhjet në Mitrovicë: Ka pasur tren qeveritar, janë gjetur fletëvotime me numra serikë të ndryshëm nëpër klasa

- Advertisement -

 

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas zhvillimeve në procesin zgjedhor në Mitrovicë, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për manipulime masive dhe përfshirje të strukturave shtetërore në procesin e votimit.

Sipas Behramit, në këto pesë vjet Kurti “e ka suspenduar logjikën” dhe në vend të saj “ka injektuar inatin, përçarjen e urrejtjen” në shoqëri.

“Zgjedhjet lokale janë reflektim i kësaj urrejtjeje që ai ka ndjellë. Në Mitrovicë, përveç kësaj, Kurti ka shfrytëzuar krejt potencialin shtetëror, grupe të nëntokës dhe struktura kriminale për të fabrikuar një fitore, e cila mund të shndërrohet në skandalin më të madh zgjedhor në historinë e Kosovës pas luftës”, ka shkruar Behrami.

Ai ka thënë se në Mitrovicë nuk ka pasur “tren bullgar”, por “tren qeveritar”, duke pretenduar se janë gjetur fletëvotime me numra serikë të ndryshëm në vendvotime të mëdha, si dhe fletëvotime të përziera mes klasave, që sipas tij dëshmojnë trafikimin e votës.

Behrami ka bërë thirrje për vëzhgues ndërkombëtarë dhe organizata vendore që të monitorojnë 24 orë procesin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë, duke paralajmëruar se “krimi zgjedhor do të ekspozohet i plotë, ashtu siç ka qenë”.

Të ngjashme

Të fundit