Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar ndaj një lajmi që po qarkullon në rrjete sociale, duke e cilësuar atë si plotësisht të pavërtetë, që me sa duket ka të bëjë me ekipin qeverisës.
LAJM I PAVËRTETË! Panika e orëve të fundit që ka përfshirë koalicionin Meholli–Tahiri i ka shtyrë këta të fundit të shpërndajnë një lajm të rremë, të shoqëruar me një dizajn amatoresk – si në pamje, ashtu edhe në përmbajtje”, ka shkruar Idrizi.
Ai ka thënë se qytetarët do të informohen për ekipin e tij qeverisës vetëm pas zgjedhjeve, duke u shprehur i bindur në fitoren e PDK-së.
Për emrat e ekipit tim qeverisës, do të informoheni nga e hëna e tutje, pas fitores sonë të madhe nesër. Unë jam në këtë garë me mbështetjen e qytetarëve të Vushtrrisë, me të cilët kam ndërtuar koalicionin më të fortë – koalicionin me qytetarin”, ka deklaruar ai.
“Ftoj qytetarët të mos ndikohen nga këto propaganda të shëmtuara që janë pasqyra më e mirë e këtij koalicioni që do të marrë mesazhin më të mirë nga qytetarët nesër”. /






