0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Lajm i mirë për Norwich: Rashica kthehet në stërvitje

- Advertisement -

Skuadra e fundit në tabelë, Norwich ka pranuar lajme të mira gjatë ditës së sotme.

Klubi i Norwich ka njoftuar rikthimin e disa futbollistëve në stërvitje, ndër ta edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

‘Kanarinat’ ishin pa 10 lojtarë të ekipit të parë për ndeshjet kundër Arsenalit dhe Crystal Palace gjatë periudhës së Krishtlindjeve, për shkak të lëndimeve dhe sëmundjeve, por shumë nga ata lojtarë tani janë të vendosur të kthehen.

Duke folur për lajmet e ekipit, Dean Smith tha: “Skuadra po duket më e shëndetshme. Ne kemi rikthyer pesë ose gjashtë. Po shikojmë (Milot) Rashicën i cili do të kthehet në stërvitje me ne sot dhe do të shohim se si ai ndihet”, ka deklaruar Smith. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit