-5.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Lajm i mirë: Gjermania voton pro njohjes së patent shoferëve të Kosovës

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se pa asnjë votë kundër Gjermania ka votuar pro njohjes së patent shoferëve në Kosovë.

Ajeti tha se kjo flet shumë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Gjermianisë

Ai bëri të ditur se ky vendim mori 69 votat e përgjithshme të Bundesratit.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani. Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Ëürttemberg, z. Ëinfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi Ajeti./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit