Në pushimin e parë ndërkombëtar të 2026-s, katalanasit e Barcelonës janë goditur përsëri nga lëndimet.
Raphinha është lojtari më i fundit i prekur, pasi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes miqësore të Brazilit kundër Francës të enjten.
Brazili konfirmoi se Raphinha do të nënshtrohet testeve mjekësore pas largimit të detyruar nga fusha, duke lënë Barcelonën në ankth ndërsa prisnin rezultatin.
Fatkeqësisht për katalanasit, lajmi nuk është pozitiv.
Barcelona konfirmoi përmes një raporti zyrtar mjekësor se Raphinha ka “një dëmtim në muskulin e djathtë të këmbës” dhe do të mungojë për pesë javë të tjera.
Kjo është e rëndë, pasi ai tashmë kishte dëmtuar të njëjtin muskul dy herë më parë këtë sezon, duke humbur gati dy muaj.
Ky është një problem i madh për Barcelonën, sepse Raphinha do të humbasë deri në nëntë ndeshje.
Ai nuk do të luajë në La Ligë kundër Atletico Madridit, Espanyolit, Celta Vigos, Getafes dhe Osasunas, si dhe në të dyja ndeshjet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Atleticos.
Nëse katalanasit kualifikohen në gjysmëfinale, ai do të mungojë edhe aty.
Barcelona synon rikthimin e Raphinhas në “El Clasico” të fillimit të majit.
Nëse kjo do të ndodhë, ai do të luajë maksimimisht katër ndeshje para Kupës së Botës 2026: në La Ligë kundër Real Madridit, Real Betisit dhe Valencias, si dhe një finale të mundshme të Championsit në fund të majit.
Një ngushëllim i vogël për Barcelonën është se FIFA do t’i paguajë një kompensim për dëmtimin e Raphinhas, pasi ai tejkalon katër javë, por kjo nuk do të zbusë mungesën e titullarëve për Hansi Flick gjatë një periudhe kritike ndeshjesh.






