Mesfushori Granit Xhaka pritet të rikthehet në stërvitje të enjten, ndërsa edhe do të jetë gati për të nisur nga minuta e parë ndaj Anglisë.
Ylli i Bayer Leverkusenit ka qenë mahnitës deri më tani te Zvicra, duke bërë një paraqitje solide që eliminoi Italinë nga “Euro 2024”.
Gjatë asaj fitore, Xhaka pësoi një lëndim muskulor – ku i kreu skanimet të hënën ndërsa mungoi të mërkurën në stërvitje, që ishte vetëm tre ditë para përballjes ndaj Anglisë.
Megjithatë, “Blick” raporton se Xhaka ka qenë duke punuar në një program të veçantë të enjten larg skuadrës, por do të merr pjesë në stërvitjen që bëhet me dyer të mbyllura.
Skanimi i Xhakës këtë javë nuk dha asnjë shenjë të ndonjë lëndimi serioz, andaj pjesëmarrja e tij ndaj Anglisë të shtunën nuk është rrezik.
Ruben Vargas gjithashtu ka munguar në stërvitje këtë javë, por ishte ndër të pranishmit në grup këtë të enjte.
Anglia ndërkohë ka ndryshuar strategjinë kundër Zvicrës ngase prit të nis me tre qendërmbrojtës për dallim nga sistemi 4-2-3-1 që e kanë përdorur vazhdimisht.
Përballja mes Anglisë dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00.