Ka ndërruar jetë Artan Salihu-Jahushi, një prej figurave më të njohura në radhët e tifozëve të Kombëtares Shqiptare dhe një nga themeluesit e grupit të njohur “Tifozat Kuq e Zi”.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur grupi i tifozëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një njeriu të dashur dhe të përkushtuar ndaj kauzës kombëtare përmes sportit, shkruan Jepi zë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 18:00 në Prishtinë.