6.7 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Lajm i hidhur për Barcelonën, Yamal deri në katër javë jashtë fushës

- Advertisement -

Sulmuesi i Barcelonës Lamine Yamal do të jetë jashtë fushës deri në katër javë.

Anësori ka pësuar dëmtim të gradës së parë në ligamentin e gjurit në përballjen e fundit ndaj Leganes.

Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se spanjolli do të jetë për gati një muaj jashtë fushës.

“Lamine Yamal ka pësuar lëndim të gradës së parë në ligamentin e gjurit, ka konfirmuar Barcelona”.

Lamine pritet të jetë jashtë fushës për tre deri në katër javë, thuajse një muaj”, shkroi italiani ndër të tjera.

Ndërkohë, për Barcelonën kjo padyshim do të jetë mungesë e madhe sidomos me formën e dobët që po kalojnë në kampionatin spanjoll. Katalunasit kanë vetëm një fitore në gjashtë xhirot e fundit në La Liga.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit