Përfaqësuesi i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak do të vazhdojë të ushtrojë këtë post deri në fillim të vitit që vjen.
Kjo pasi që ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimti Evropian janë pajtuar që Lajçkut t’i vazhdohet mandati deri në fund të janarit të vitit 2025.
Lidhur me këtë çështje ka folur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Haziri thotë se Lajçak ka maksimalizu angazhimet në mandatin e tij, mirëpo ka gjetur shumë pak mundësi dhe vullnet për procesin e normalizimit.
Ai shton se Serbia ka marrdhënie të kushtëzuara më BE tash e 35 vite, ku thekson se në Kosovë u ballafaqua me kundërshtuesit e dialogut që për tri vite kushtëzuan për herë të parë këtë raport.
“Eksponentët e Qeverisë së Kosovës prej janarit kanë paralajmru përfundimin e mandatit të z.Lajcak, emisarit amerikan Gabriel apo edhe z.Borelli. Mos progresin dhe dështimet ia atribojnë të tjerëve, gjejnë fajtor e bëjnë me gisht por asnjëherë nuk shohin brenda vetes së tyre, zyreve të tyre dhe strategjinë e cila kurr nuk u zbardhë, nuk u prezentua para Kuvendit të Republikës apo opozitës ku është LDK. Është mundësi e humbur që me z.Borelli nuk u arritën objektivat për mbylljen e cështjeve në negociata. Mirëpo Lajçak ka maksimalizu angazhimet në mandatin e tij por ka gjet pak apo shumë pak mundësi dhe vullnet për procesin e normalizimit. Ai e njeh mirë Serbinë. Serbia ka mardhënie të kushtëzuara tash e 35 vite me BE, por në Kosovë u ballafaqu me “kundershtuesit” e dialogut që për tre vite kushtëzuan për herë të parë këtë raport. Kosova ka qenë bashkëpunuese, pragmatike dhe me strategji për detyrimin e Serbisë që ta njeh dejure RKS në kufi dhe territor të njohur ndërkombtarisht”, tha ai.
Tutje ai thotë se vazhdimi i mandatit të Lajcak, lidhet me mandatin dhe betimin e presidentit amerikan,pasi që kemi një koordinim të jashtëzakonshëm me ShBA dhe BE, ku meritor për këtë është Lajçak dhe Escobar.
Haziri potencon se tani misioni do të vazhdoj dhe ‘saçi mbi Kosovën do të nxehet’, ku shton se Kurti po bënë lojën e tij dhe jo të Kosovës.
“U degradu në një zgjidhje përkoshme në proces të kushtëzuar dhe me veprime të njëanshme dhe “sulme terroriste kundër vendit tonë sic ndodhi me 24 shtator.Vazhdimi deri në janar lidhet me mandatin dhe betimin e Presidentit amerikan. Ka pas dhe kemi një koordinim të jashtëzakonshem mes SHBA dhe BE, ku meritor është z.Lajcak dhe Eskobar, e mbi të gjitha tani njeriu kryesor O’Brain, ndihmes sekretari amerikan. Misioni vazhdon! Deri në janar 2025 nuk ka amnesti, por saçi mbi Kosoven do të nxehet. Kurti po bënë lojen e tij por jo të Kosoves!” përfundoi Haziri për GazetaBlic.