24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Lajçaku vazhdon lehtësimin e dialogut deri në caktimin e pasardhësit

- Advertisement -

Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që nisin të enjten e kanë vendosur në pauzë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Rrethanat, Brukseli i vlerëson si bazë për caktimin e çfarëdo takimi, por ato aktualisht nuk janë të favorshme sipas bllokut evropian.

Miroslav Lajcak po kalon muajt e fundit në pozitën e ndërmjetësuesit të procesit, pasi nga 1 shtatori do të nisë punën si ambasador i BE-së në Zvicër.

Por, puna e diplomatit sllovak po vazhdon dhe sipas zëdhënësit Peter Stano, ajo nuk do të ndikohet nga periudha e zgjedhjeve të brendshme.

“Mandati i tij do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim, kështu që ai është plotësisht i angazhuar në ndërveprime më partnerët, si në rajon, BE e edhe në skenën ndërkombëatare, duke tentuar që t’i çojë gjërat përpara dhe t’i ndihmojë palët në zgjidhjen e çështjeve një nga një, me prioritet në implementimi urgjent të të ashtuquajturës Marrëveshja e Ohrit”, ka deklaruar Stano.

Derisa BE-ja është duke kërkuar pasardhësin e Lajcakut, në Kosovë ka vlerësime edhe se vazhdimi i punës së tij deri në zgjedhjen e lehtësuesit të ri nuk mund ta shmang pasivizimin e dialogut.

Ndërmjetësi i radhës në dialog pritet të vendoset nga përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së, por emërimi i këtij të fundit mund të marrë kohë, pasi është i lidhur me emërimet në postet e tjera udhëheqëse.

Kandidaturën për ta zëvendësuar Lajçakun e ka shpallur publikisht ish-presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, derisa fliten edhe disa emra të tjerë por jo zyrtarisht.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë po i afrohen një viti pa takime me njëri-tjetrin që nga takimi i fundit në shtator të 2023-ës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit