13.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Lajçaku tregon tri kërkesat e BE-së për Kurtin dhe Vuçiqin

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak përmes një postimi në “Facebook” ka treguar për aktivitetet e tij gjatë kësaj jave. Ai ndër të tjera ka dhënë detaje edhe nga takimet në Bruksel me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka treguar se në emër të Bashkimit Evropian ua ka prezantuar të dy palëve tri elementet në të cilat duhen të fokusohen: depërshkallëzimi i situates, pastaj zgjedhjet e reja në veri dhe kthimi në Marrëveshjen e Ohrit.

“Në emër të BE-së, pritshmëritë tona të qarta ua prezantuam të dyja palëve, të fokusuara në 3 elemente: 1/ depërshkallëzimi 2/ zgjedhje të reja në veri 3/ kthim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar ai.

Po ashtu Lajçak ka thënë se në ditët në vijim do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë me të dyja palët, duke shtuar se do të ndjekin nga afër zhvillimet në terren.

“E nisa këtë javë me një vizitë në Uashington DC, ku u angazhova në diskutime produktive me kolegë dhe zyrtarë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta BE-SHBA. Ishte shumë e rëndësishme të isha në SHBA dhe të krahasoja shënimet me bashkëbiseduesit e mi gjatë kësaj kohe të ndjeshme. U takova me nënsekretaren e shtetit Victoria Nuland dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Kemi ndarë një vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës. Ne theksuam rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e lehtësuar nga BE’, ka thënë ai.

Emisari i BE-së gjithashtu ka treguar se është takuar edhe me zëvendës-ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për të shkëmbyer shënime mbi situatën në rajon.

“Për më tepër, pata diskutime domethënëse me disa zyrtarë amerikanë, duke përfshirë Zëvendës Këshilltarin Kryesor të Sigurisë Kombëtare Jon Finer, Drejtoren e Lartë për Evropën Amanda Sloat, Senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy dhe Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare Celeste Ëallander. Unë isha me fat që u takova edhe me 🇺🇳 Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së Rosemary DiCarlo gjatë vizitës së saj të shkurtër në DC. Këto diskutime u rrotulluan rreth situatës së sigurisë, hapave të nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe rrugës përpara si në Dialog ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka shkruar tutje.

Të ngjashme

Të fundit