5.3 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

Lajçaku rendit kërkesat e BE-së për Banjskën, Asociacionin dhe simbolet

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar për temat që kanë diskutuar me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq të martën në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

Lajçak në një postim në rrjetin social X, është shprehur i lumtur për dakordimin mes të dyja shteteve duke e konsideruar një hap të rëndësishëm dhe duke paralajmëruar se së shpejti do të organizohet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët për të zhdukurit.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për hapat që duhen bërë për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian.

“Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, kanë qenë çështjet e që i ka përmendur emisari i BE-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit