Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Shumë i gëzuar që takova presidentin shqiptar, Bajram Begaj”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.
“I vlerësova pikëpamjet e tij mbi rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe atë që do të pasojë në integrimin evropian të rajonit”.
“Pres të vazhdojmë diskutimin tonë”.