11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Lajçaku paralajmëron për “mina” në rrugën drejt normalizimit: Nëse nuk ecim me kujdes, mund të shpërthejë

- Advertisement -
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është e minuar. Sipas medieve serbe, kështu emisari ka thënë në një diskutim në Vjenë.

Fillimisht Lajçak njoftoi në Twitter për diskutimin në Vjenë në të cilën u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në këtë shkrim nuk dha detaje.

“Diskutim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimi Evropian sonte në Vjenë. Faleminderit Webster Vienna për organizimin dhe kolegët e mi bashkëpanelistët Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin!” – shkroi Lajçak në Twitter.

Mirëpo, mediat serbe kanë dhënë disa deklarata të tjera të Lajçaku nga ky takim.

I dërguar special i BE-së, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se rruga për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është e minuar dhe sipas tij duhet të shmanget shkelja në mina.

“Kemi një rrugë drejt normalizimit. Por kjo rrugë është e minuar dhe ne duhet të shmangim të shkelim në ndonjë nga ato mina. Sepse kjo mund të çojë në eksplodimin e gjithë procesit.” – ka thënë Lajçak gjatë diskutimit të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Austriak për Paqe.

Më tej, media serbe Blic raporton se Lajçak po në këtë konferencë ka thënë se procesi për normalizimin e marrëdhënieve që ka filluar në shkurt, do të vazhdojë.

Ai ka thënë se situata në Kosovë është e tensionuar dhe ka pak besim reciprok.

“Vendimi i serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës në nëntor krijoi një vakum serioz në veri, i cili ende ekziston. Kur u ngritën barrikadat në dhjetor, ne ishim shumë, shumë afër dhunës dhe gjakderdhjes.” – ka thënë ai.

Lajçak ka dhënë edhe disa detaje nga takimi në Ohër më 18 mars, ku u pranua aneksi i zbatimit të marrëveshjes.

“Vuçiq nuk ka mundur të pranojë asnjë ceremoni në të cilën Serbia dhe Kosova trajtohen në mënyrë të barabartë dhe Kurti nuk pranon një ceremoni ku të trajtohet ndryshe nga Vuçiq.” – ka shpjeguar ai.

Takimi më 2 maj

Këto paralajmërime po bëhen në kohën kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen më 2 maj në Bruksel.

Në agjendë do të jetë draft-Statutit për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe si dhe deklarata për personat e pagjetur.

Për këtë takim foli edhe Lajçaku.

“Si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë një takim i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj. Rendi i ditës do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, prezantimin e draftit të parë të Statutit të Asociacionit”, ka thënë Lajçak.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është gati për takimin më 2 maj.

“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë, të cilat organizohen me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel si zakonisht, me ç’rast duhet të diskutohet se si edhe marrëveshja Brukselit dhe aneksi i zbatimit nga Ohri që është pjesë integrale do të zbatohen pa vonesa dhe në plotni.” – ka thënë ai të hënën më 24 prill.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “nuk ka vendosur ende” nëse do të marrë pjesë në takim, ku ka shtuar kërkesën e tij për formimin e Asociacionit nga Kosova. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit