Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak “nuk ka vizon dhe strategji”, ka thënë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një intervisët në RTK, derisa shtoi se “Lajçaku e ka dështuar të gjithë procesin e dialogut” dhe se kjo “dëshmohet” me sulmin paraushtarak në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, ka thënë Gërvalla, ndërsa ka shtuar se “premtimet që i janë bërë Kosovës s’kanë vlejtur as 24 orë, deri sa ka shkuar Lajçaku në Beograd”.
“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.
Ndërkaq, për draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Gërvalla ka thënë se “nuk e kam fshehur…që nuk është i mirë”; ndonëse në fillim të arritjes së tij shprehej se ai draft është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.