“Depërshkallëzim të situatës; llogaridhënie për sulmet e 2023’ës; ri-integrim i serbëve të Kosovës; themelim të Asociacionit; njohje të dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”.
Janë këto konkluzione të bllokut evropian njëzet e shtatë shtetësh pa çka Kosova dhe Serbia nuk mund të ecin para drejt integrimevve evropiane.
Kështu e rikapitulloi gjendjen në përfundim të vitit dhe të mandatit të vet si lehtësues i negociatave Kosovë-Serbi, diplomati sllovak Miroslav Lajçak.
“Progresi ishte më i ngadalshëm se ç’shpresoja”, shkroi diplomati në një postim në Facebook, duke dhënë përmbledhtazi atë që u prodhua nga takimi i fundit në nivel kryenegociatorëshë.
“Por…”, tha Lajçak, “krejt çka kemi arritur vazhdon të jetë në rend të parë, e më së shumti, në përfitim të qytearëve të Kosovës dhe Serbisë”.
“Megjithatë, unë jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për t’u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet. Komisioni i Përbashkët është vendosur të sigurojë shtytjen politike aq të nevojshme”, shkroi Miroslav Lajçak.
Duke folur për takimin mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq, ndërmjetësi sllovak i falënderoi për “bashkëpunimin e mirë mes vete në periudhën e kaluar” dhe iu kthye konkluzioneve të BE-së.
“Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, ata dërgojnë një mesazh të qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë një plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, tha Lajçak.
Këto konkluzione, tha ai, veçse vendosin atë që është e shkruarn në Marrëveshjen e Ohrit.
“Depërshkallëzim të situatës; llogaridhënie për sulmet e 2023’ës; ri-integrim i serbëve të Kosovës; themelim të Asociacionit; njohje të dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, tha ai.
Pse s’është zbatuar Marrëveshja e Bruksel/Ohrit?
BE dhe QUINT-i e kanë llogaritur se “topi është në oborrin e Kosovës” në lidhje me miratimin e draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe dhe dërgimin e tekstit për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.
Qeveria e Kosovës pretendon se ajo është thjesht një “non paper” ani pse me t’u dorëzuar ajo në Zyrën e Kryeministrit në tetor të vitit të kaluar kishin investuar lavde në të si “pakrahasimisht më i mirë se ç’ka qenë” dhe se është “plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
Mosmiratimi i këtij draft-Statuti bllokoi në moment të fundit anëtarësimit e Kosovës në Këshill të Evropës, ku dy shtytësit më të mëdhenj, Franca dhe Gjermania, e kushtëzuan me atë tekst.
Në anën tjetër, Serbia pretendon se e pranon marrëveshjen pa u përfshirë njohje ‘de jure’ ose ‘de facto’, integritetin territorial si dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për çka pretendon se këtyre tre “vijave të kuqe” u ka qëndruar qysh prej planit frankogjerman.
Serbisë moszbatimi i kësaj marrëveshje ia bllokoi hapjen e një kapiutlli të ri në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.