I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në përditësimin e tij javor ka shkruar për takimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Emisari i BE-së ka thënë se po përgatitet për një javë dinamike në Davos ku do të mbahet Forumi Ekonomik Botëror, ku pritet të marrin pjesë kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Me përfundimin e javës, unë po përfundoj përgatitjet e mia për javën e ardhshme dinamike, gjatë së cilës do të jem në Davos duke marrë pjesë në Takimin e 54-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Do të marr pjesë në disa panele diskutimesh dhe do të kem takime të shumta dypalëshe”, ka shkruar ndër të tjera Lajçak.