Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, thotë se mbrëmë ka pasur një bisedë të gjatë me presidentin e Serbisë, Vuçiq.
Lajcak ka shkruar se është e rëndësishme që të gjenden zgjidhje pas situatës me targat, përkatësisht vendimin e qeverisë së Kosovës.
“Mbrëmë, pata një diskutim të gjatë me presidentin Vuçuq rreth gjendjes së dialogut dhe hapat e tjerë që nevojite, sikurse edhe situatës rreth targave të veturave. Theksova rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve përmes negociatave”, ka thënë ai.