I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të hënën me përfaqësuesin e partisë opozitare serbe Fronti i të Majtëve të Gjelbër, Dobrica Veselinoviq.
Kështu ka bërë të ditur vet Lajçak në platformën “X” derisa ka thënë se përgjatë këtij takimi është biseduar për dialogun midis Kosovës e Serbisë dhe për zgjedhjet, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi.
“Takim me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe Fronti i të Majtëve të Gjelbër për një bisedë të sinqertë rreth dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”.