Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.
Në takim është diskutuar për situatën në Veriun e Kosovës.
“I dobishëm takimi me Mircea Geoana, për të diskutuar rreth situatës në veri të Kosovës. Ne ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa për de-përshkallëzimin e menjëhershëm. Këtë e theksova edhe kur iu drejtova ambasadorëve të NATO-s“, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Situata në Veriun e Kosovës është e tensionuar tash e disa javë.
Në lidhje me këtë situatë, po paralajmërohen një varg sanksionesh nga Kosova prej Bashkimit Evropian.