Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një takim në Davos të Zvicrës.
Takimi Vuçiq-Lajçak do të zhvillohet në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror.
Në këtë forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili zhvilloi takime me liderë të ndryshëm botëror.
I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dy ditë pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Zvicër, pritet që të udhëtojë drejt Kosovës.
Ai bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të qëndrojnë në Kosovë më 19 janar.