11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Lajçak takohet me eurodeputeten gjermane, flasin për zhvillimet në Kosovë, Dialogun dhe Serbinë e pas zgjedhjeve

- Advertisement -

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë të ditur se sot është takuar me eurodeptueten gjermane, Viola Von Cramon, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe në rajon.

Lajcak ka thënë se e ka përditësuar eurodeputeten Cramon lidhur me zhvillimet në Dialogun Kosovë-Serbi dhe gjithashtu kanë diskutuar edhe për peisazhin e pas zgjedhjeve në Serbi.

“Është mirë të shkëmbehen shënimet me eurodeputeten Viola von Cramon lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi Dialogun e lehtësuar nga 🇪🇺 dhe gjithashtu u thelluam në peizazhin paszgjedhor në Serbi, së bashku me dinamikën brenda Parlamentit Evropian”, ka shkruar Lajcak.

Ky takim mes Lajcak dhe Cramon, vjen pasi eurodeptuetja ka qëndruar për një vizitë disa ditore në Kosovë e ku ka takuar krerët e shtetit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit