Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar për punët e realizuara gjatë javës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se takimi i radhës i kryenogicatorëve të dialogut Kosovë-Serbi mbahet në dhjetor, shkruan lajmi.net.
“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi Dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në dhjetor. Mezi po pres periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.
Postimi i tij i plotë në Facebook: