11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lajçak: Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra, diskutuam me Kurtin do ta diskutojmë edhe me Vuçiq

- Advertisement -

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas përfundimit të takimit ka treguar se ka diskutuar me kryeministrin Kurti dhe me Vuçic.

Lajçak nuk ka dhënë detaje rreth diskutimeve që janë bërë në takim, ndërsa ka shtuar se dialogu s’ka alternative.

Tutje ai tha se sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra dhe që autorët duhet të përballen me pasojat.

“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vucic. Nuk do të lëshohëm më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Lajcak.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit