8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lajçak shpjegon se pse qytetarët e BE-së janë skeptikë për zgjerimin e Unionit

- Advertisement -

Në vendet e Evropës Juglindore, mbështetja për anëtarësim në BE po bie, sepse qytetarët besojnë se nuk dëshiron t’i pranojë, por ka programe partneriteti përmes të cilave këto vende mund të marrin pjesë edhe në tema të përbashkëta si “plani i gjelbër” dhe digjitalizimi, ka thënë emisari Miroslav Lajçak në një intervistë për mediumin kroat “Hina”.

Kanë kaluar 20 vjet që kur BE-ja dhe vendet e Evropës Juglindore deklaruan për herë të parë në një deklaratë të përbashkët se “e ardhmja e Ballkanit është në BE”. Që nga ai takim në Selanik në vitin 2003, vetëm Kroacia u bë anëtare në vitin 2013.

“Mendimi im personal është se Europa duhej ta përtypte zgjerimin enorm në 2004 dhe 2007. Ai solli shumë efekte pozitive por edhe elemente që e komplikuan BE-në, veçanërisht sepse është më e vështirë për të që të marrë vendime unanime me 28, apo tani me 27 vende sesa ishte kur ishin 15 të tilla”, tha Lajçak, një diplomat sllovak 60-vjeçar.

“Disa vende devijuan nga normat dhe vlerat europiane, gjë që krijoi gjithashtu skepticizëm ndaj zgjerimit të mëtejshëm. Për më tepër, duke folur objektivisht, Evropa u përball me kriza të shumta që nuk ishin as të planifikuara dhe as të pritshme, si kriza financiare, migrimi dhe Brexit. Të gjitha këto sollën zvogëlimin e zgjerimit. Opinioni publik në shumë vende të Evropës Perëndimore nuk ishte pozitiv ndaj hapjes së tregut të punës për anëtarët e rinj, kështu që liderët politikë nuk donin të promovonin zgjerimin e mëtejshëm”, shtoi Lajçak.

Ai ka folur se pse e kanë më problem anëtarësimit vendet e Ballkanit Perëndimor për dallim nga vendet e pjesëve të tjera të Evropës.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga vendet e Evropës Qendrore, kanë ende çështje të pazgjidhura nga e kaluara që vazhdojnë t’i preokupojnë. Për vendin tim (Sllovakinë) dhe pjesën tjetër të Evropës Qendrore, integrimi në BE ishte një prioritet absolut. Kështu që ne ishim plotësisht të përkushtuar për ta arritur atë”, tha Lajçak.

Por pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Lajçak tha se e shohin që si BE ashtu edhe Ballkani duhet ta marrin seriozisht zgjerimin.

“Kjo nuk mund të arrihet nëse njëra palë e merr seriozisht dhe tjetra jo”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit